Kelley rezulton me linë e majmunit dhe Covid-19 para festës së Neil Patrick Harris

Kelley rezulton me linë e majmunit dhe Covid-19 para festës së Neil Patrick Harris

Një nga organizatorët për një festë për të nderuar kopertinën e revistës “Out” të Neil Patrick Harris u detyrua të tërhiqej, pasi zbuloi se kishte linë e majmunit dhe COVID-19.

Michael Kelley, një bashkëpronar i EqualPride, kompania që bleu botimet "LGBTQ Out Magazine and the Advocate" në fillim të këtij viti, i tha Page Six se mezi po priste të hipte në një aeroplan për në Nju Jork por u diagnostikua me linë e majmunit (MPV) dhe COVID-19.

"Isha i zhgënjyer dhe i shkatërruar që nuk mund të shkoja në premierë dhe të festoja kopertinën e 30-vjetorit të [Out]," tha Kelley.

Pasi vuri re njolla në pjesë të veçanta të trupit, Kelley tha se e dinte se "duhej të merrte vendimin e duhur për t'u izoluar menjëherë".

Ai gjithashtu "zbuloi aksidentalisht" se ishte i infektuar dhe me COVID gjatë testimit për Monkeypox.”

“Unë kam simptoma minimale për shkak të vaksinave dhe antiviralëve, "tha ai.

Kelley shtoi se ata po përgatisin një shkrim të quajtur "MPV 101" në faqet e internetit për Out, Advocate dhe Pride për të përhapur ndërgjegjësimin për virusin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy