Nëntë ditë pas tërmetit/ Gazetarja Topalli: Në mesin e viktimave, 73 shqiptar të vdekur (VIDEO)

Nëntë ditë pas tërmetit/ Gazetarja Topalli: Në mesin e viktimave, 73 shqiptar të vdekur (VIDEO)

Teksa kanë kaluan nëntë ditë pas tërmetit tragjik në Turqi e Siri me mbi 37 mijë viktima, lajmet nga atje për të mbijetuar sa vinë e zbehen.

Gazetarja nga Tirana, Aida Topalli e cila gjendet në Hatay për të raportuar për mediat shqiptare tha në një komunikim me MCN live, se nga situata aktuale që ka parë, numri i ndihmave është i madh por i pamjaftueshëm për shkak të numri të madh të të pastrehëve si pasojë e tërmetit.

Referuar raportimeve, Topalli, thotë se bëhet fjalë edhe për 73 viktima shqiptare në mesin e të vdekurve nga tërmeti tragjik në Turqi.

Topalli solli pamje të drejtpërdrejta nga Hatay dhe pasojat që la tërmeti në këtë zonë.

Më duhet të them se situata këtu në Hatay është shumë katastrofik, ishte e pabesueshme ajo që po shihja si fillim, vetëm ndërtesa të rrënuara, të shembura, dhe njerëz që kanë mbetur pa strehë.

Kam dy ditë që shkoj në këmbë nëpër qytet dhe edhe se numri i madh i ndihmave po vinë, gjithsesi ka aq shumë të pastrehë që e bën të vështirë që këto ndihma të jenë deri diku të pamjaftueshme.

Edhe për ekipet e kërkim-shpëtimit, puna sa vjen e bëhet më e vështirë për të shpëtuar trupa nën rrënoja dhe shpresa për t’i gjetur ata vështirësohet.

Poashtu rreziku për përhapjen e sëmundjeve shtohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Pastaj varret masive janë aq shumë sa që dje kemi partë të vendosin afër të varrosurve rrobat e tyre që i kanë pasur veshur, sepse është e vështirë të identifikohen, shumë prej tyre nuk janë identifikuar ende.

Sot ndërkaq shifrat e shqiptarëve që janë regjistruar të vdekur kanë arritur në 73, dhe dua të shpreh solidaritetin me këto familje që kanë humbur të dashurit e tyre. Do të zhvendosem në ditët në vijim te zonat ku ka shqiptarë për të parë përjetimet nga atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy