‘Zvërneci’/ Haxhiu: Mund të jesh kundër Ramës, por jo investimit. Qori Këtu ka të korruptuar që shkatërrojnë natyrën

‘Zvërneci’/ Haxhiu: Mund të jesh kundër Ramës, por jo investimit. Qori Këtu ka të korruptuar që shkatërrojnë natyrën

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin "Të Paekspozuarit" lidhur me projektin e investimit në ishullin e Sazanit, një çështje që ka ngjallur polemika të shumta publike dhe protesta nga qytetarë e aktivistë mjedisorë.

 

Analisti Baton Haxhiu dhe kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, përplasën qëndrimet e tyre mbi ndikimin ekonomik, ligjor dhe mjedisor të projektit, si dhe mbi investimin e paralajmëruar prej 4.5 miliardë eurosh.

 

Haxhiu mbrojti rëndësinë e investimeve strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit, duke argumentuar se projekte të tilla kanë transformuar ekonomitë e vendeve të tjera.

 

E kuptoj Arlindin për retorikën, është e drejtë e tij, por me mënyrën se si është narracioni, nuk zhvillohet vendi. Mund të jesh kundër Ramës, por jo kundër investimit.

 

Ai solli në vëmendje edhe përvojat e vendeve si Mali i Zi, Kroacia dhe Portugalia, duke theksuar se investime të ngjashme kanë ndikuar pozitivisht në ekonomitë e tyre.

 

Si mund të refuzohen 4.5 miliardë euro aq lehtë? Të refuzohet Aman Group do të thotë të mos keni dijeni se kush janë ata.

 

Nga ana tjetër, Arlind Qori ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e realizimit të investimit dhe pasojat që ai mund të sjellë për mjedisin dhe interesin publik.

 

Ku investon? Cilat janë pasojat? Nuk kanë rëndësi këto?

 

Kreu i Lëvizjes Bashkë argumentoi se krahasimet me vendet perëndimore nuk qëndrojnë për shkak të problemeve të korrupsionit në Shqipëri.

 

Atje ka shtet, këtu ka të korruptuar që shkatërrojnë natyrën.

 

Debati u fokusua gjithashtu te besueshmëria e shifrës së investimit prej 4.5 miliardë eurosh. Haxhiu tha se i beson deklaratave publike të kryeministrit për projektin, ndërsa Qori shprehu dyshime mbi origjinën dhe mënyrën e realizimit të investimit.

 

"Nuk e dimë a janë apo jo. A investohen në mënyrë të ligjshme", tha Qori, duke vënë në diskutim transparencën e projektit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy