Kryeministri francez, Edouard Philippe, tha të premten se ai do të qëndrojë në zgjedhjet lokale në qytetin portual të Le Havre, ndërsa shtoi se ai dëshiron të mbetet ende kryeministër, nëse ka mbështetjen e Presidentit Emmanuel Macron.
"Unë kam vendosur të jem kandidat për zgjedhjet për kryetar bashkie në Le Havre", i tha ai gazetës lokale “Paris-Normandie”, në një intervistë të botuar të premten.
Ministrat e tjerë të qeverisë kanë hequr dorë nga planet për të kandiduar si kryetarë komune në zgjedhjet e ardhshme lokale në mars, në mënyrë që të mos humbasin postet ministrore. Ministrave shpesh u është dashur të zgjedhin midis rolit të kryebashkiakut ose të qenit ministër kabineti.



