Vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje në Theth, kordon policie në zonë (VIDEO)

Vijon aksioni për shembjen e objekteve pa leje në Theth, kordon policie në zonë (VIDEO)

Ka vijuar sërish sot aksioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në fshatin turistik të Thethit, në Veri të vendit. 

Në zonë është vendosur një kordon policie, për të shmangur përplasjet e mundshme të pronarëve dhe banorëve me inspektorët e IKMT-së. 

Në këto pamje të siguruara nga Mcn Tv shfaqet njëri prej pronarëve të objekteve të prekura, i cili bën thirrje që të ndalet aksioni, duke dalë para inspektorëve dhe mjeteve të tyre. 

Po ashtu në zonë vihen re edhe turistë të huaj, që çuditen që aksioni kryhet në sezon. Një ditë më pare banorët e Thethit hodhën molotov ndaj mjeteve të IKMT-së, ndërsa u desh edhe ndërhyrja e forcave RENEA. 

Reporterja Bendis Druni në një raportim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije:

Janë shembur disa objekte në qendër të parkut kombëtar të Thethit. Deri në këto momente kemi pasur situata jo shumë të tensionuara, edhe pse pronarët e bujtinave janë munduar të bëjnë rezistencë, për të mos i lejuar inspektorët e IKMT-së, pavarësisht se këta të fundit kanë vijuar punën e tyre. Ditën e sotme perimetri i uniformave blu është më i gjerë se ditët më përpara. Për të parandaluar kështu edhe ndonjë sulm të mundshëm ndaj inspektorëve dhe uniformave blu. Deri tani di që janë shembur 30 objekte, dhe 80 objekte janë pjesë e planit për t’u shembur si objekte pa leje. Nga komunikimet me banorët, ata thonë që janë gënjyer nga paketa e maleve të kryeministrit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy