Gjermania i bën thirrje Rusisë që të mos luajë me jetët njerëzore në Lindje të Ukrainës.
Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock, akuzoi sot Moskën se po luan një lojë “të papërgjegjshme” me jetën e civilëve në Ukrainën lindore, duke i vënë ata në rrezik.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse, Presidentit rus, që të mos luajë me jetë njerëzore”, tha Burbock.
Deklarata e ministres gjermane, vjen nga Brukseli, ku ndodhet për një takim të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
Burbok parashikon se trupat ruse nuk do të largohen nga Bjellorusia, por se do të vijojnë stërvitjet ushtarake.
Ministrja gjerman shtoi se Rusia është ajo që ka krijuar krizën dhe tani i takon asaj të ndihmojë në zgjidhjen e saj , duke theksuar se Moska duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve.



