Bastet sportive, Shyti: Të rikthehen siç ishin, por me pika fizike dhe reklama të reduktuara

Bastet sportive, Shyti: Të rikthehen siç ishin, por me pika fizike dhe reklama të reduktuara

Pro.dr. Artan Shyti, pedagog sportiv, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për rikthimin e basteve te ligjshmëria.

Sipas Shytit, kalimi i basteve nga paligjshmëria në ligjshmëri, është shumë kompleks, ndërsa shtoi se nuk e sheh me vend, pjesën se nuk do të ketë pika fizike.

Që kur u mbyllën bastet, e thamë  që nuk do mbylleshin, por do kalonin në të zezë. Kalimi nga paligjshmëria në ligjshmëri, është shumë kompleks.  Duhet përballuar edhe nëpërmjet ligjit. Kriteri kryesor që duhet të ketë ky rikthim, është që të bëhet sa më natyrshëm. Duhet të ripozicionohet atje ku u mbyll. Unë nuk e shikoj me vend këtë që thonë se nuk do ketë pika fizike dhe që tërheqja do të bëhjet nëpërmjet bankës. Ka një kakofoni të madhe kur thuhet “bastet online”, ato ashtu kanë qenë gjithmonë.

Sa e mundur është që pjesa që do të ikë, nga loja e paligjshme e lojtarëve, të kthehet te loja e ligjshme, duke ccuar lekët në bankë? Unë kam përshtypjen që nuk bëhet aq kollaj. Vetëm Zvicra e ka vetëm online. Pjesa tjetër e kanë edhe online dhe kesh, apo me kartë krediti. Është një aktivitet, që kështu u mbyll dhe kështu ka vazhduar në të zezë. Që këta njerëz t’i bindësh dhe t’i kthesh, duhet të jesh shumë inteligjent, në ofertën që bën nëpërmjet ligjit.

Shyti deklaroi se ata që kishin bastet në të kaluarën, nuk janë njoftuar. Sipas tij bastet duhet të rikthehen siç ishin, por duke reduktuar pikat dhe reklamat.

Problemi tjetër që kemi, është se ata që janë marrë dikur me bastet, nuk janë thirrur. Në konsultimin publik, duhet të ftosh njerëzit që kanë punuar me këtë. Ata njerëz kishin përvojë 15-vjeccare në atë fushë, pavarësisht se tani kanë biznese të tjera. Të rikthehen bastet atje ku ishin, mjafton të reduktosh pikat dhe reklamat e basteve. Shqetësimi është se sa shpejt do të rikthehet e paligjshmja në të ligjshme.  

Do jetë shumë më kollaj, që të luajnë siç ka qenë, sesa të futen në këtë sistemin e ri online, i cili është shumë kompleks që në fillim. Është më mirë që të rikthehen atje ku ishin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy