Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, është shpehur se buxheti i 2021-shit në sektorin e shëndetësisë do të jetë financimi më i madh publik i bërë ndonjëherë.
Manastirliu ka marrë pjesë në një prezantim për projekt-buxhetin e sektorëve të shëndetësisë duke u shprehur se nga ky buxhet, mjekët dhe infermierët do të përfitojnë rritjen me 40% të pagave si asnjëherë më parë.
“Me buxhetin e 2021 do të ketë një rritje në 40% të pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe si asnjeherë më parë ky buxhet mbështet mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.
Sipas ministres, me buxhetin e ri do të ketë ndryshime dhe investime radikale në sistemin e Shëndetësisë duke përfshirë modernizimin e “Qëndrës Spitalore Nënë Treza”, ndërtimin e një spitali të ri për sëmundjet e brendshmë, si dhe një sërë investimesh të rëndësishmë në dy maternitetet e Tiranës.
“Do të vijohet me ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, Lezhës, Kukësit. Gjithashtu me hapjen e kantiereve të reja për rikonstruksionin e pediatrisë në spitalin e Elbasanit, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve në Tiranë, rikonstruksionin e kirurgjisë dhe urgjencës në spitalin rajonal Shkodër, rikonstruksionin e sallave të lindjes, repartit të neonatologjisë dhe repartit të urgjencë – pranimit dhe pajisje mjekësore në Maternitetin Koço Gliozheni, rikonstruksioni i godinës së spitalit Prrenjas dhe pajisjen për Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin e ri të Pediatrisë në QSUT”, tha Manastirliu.



