Kryebashkiakja e Roskovecit për herë të tretë në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit për herë të tretë në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme për herë të tretë në SPAK.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Bufi është paraqitur duke iu përgjigjur një fletë thirrje në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Posaçme ndaj saj.

Megjithatë nuk dihet ende nëse është person nën hetim.

Bufi është kallëzuar në SPAK dy herë, një herë për “Shpërdorim detyre” dhe një herë për “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ajo akuzohet se gjatë fushatës ka penguar punonjësit e administratës që të votojnë lirisht, duke ushtruar presion dhe shantazhe.

Ndërkohë rreth një vit më parë Partia Demokratike e Roskovecit e ka kallëzuar për abuzim me tenderat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy