Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, del “në mbrojtje” të Eduard Ndocajt cili ka deklaruar se është kërcënuar nga Ilir Meta. Ai i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla dhe ministrit të Brendshëm, Tahiri, që të hetojnë rastin.
Gjovalin Kadeli, deputet i LSI, e paralajmëron Eduatrd Ndocajn për hetime rreth kërcënimeve të pretenduara se janë bërë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Duke bërë ironi me deputetin Ndocaj, Kadeli shprehet:
“Si ligjvënës , por edhe si qytetar, shpreh indinjaten time te thellë lidhur me kercenimin qe i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj ( Kaubojsi ) nga kryetari i kuvendit apo media afër tij.
Më tej Kadeli lëshon një tjetër mesazh që ka domethënien se cështja do të përfundojë në prokurori:
“Ky kercenim ( akoma nuk jam i bindur plotesisht per kercenimin), mendoj se mund te ket ardhur pasi para konsensusit z Ndocaj ( Kaubojsi ,siq e therrasin ) u perfol nga burime serioze per minister i jashtem ose minister i integrimit nese do te ndryshohej qeveria. Prandaj i bej thirrje : Ministrit te rendit zotit Tahiri. Prokurorit te pergjithshem, Llalla, te marrin masat e duhura dhe te hetojne kete rast ( nese esht e vertet ) dhe pergjegjesit e ketij kercenimi te dalin para drejtesise ne menyre qe jeta e depuetetit te jet e sigurte dhe te vazhdoje jeten parlamentare per te cilen eshtë votuar”.
Kadeli e mbyll deklaratën me fkalët:
“Kur vjen puna per sigurine e jetes padyshim qe me ka e do me ketë ne krah”.



