
Kosova ka marrë pjesë dhe është trajtuar si shtet në samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Sofie, ku ishin përfaqësues Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli. Për shkak të Kosovës, në samit është paraqitur kryeministri spanjoll, Mariano Rahoi, por Vuçiç ka zgjedhur të jetë aty dhe të takojë homologun kosovar.



