Pas “Casa Italias” në Tiranë mbërritën të premten, autobusët e parë me muxhahedinë. Sipas marrëveshjes së bërë me Departamentin e Shtetit të SHBA, qeveria shqiptare do të strehojë rreth 2 mijë muxhahedinë iranianë në pallate të vëna në dispozicion të tyre.
Marrëveshja është arritur gjatë bisedimeve kokë më kokë në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në vendon tonë. Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në muajin shkurt në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve. “Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit në atë kohë. Muxhahedinët iranianë në në një samit të mbajtur në paris pak javë më parë vendosën në tribunë edhe flamurin shqiptar në shenjë falënderimi për mikpritjen shqiptare. Vendimi i Ramës, megjithëse nuk u bë publik asnjëherë, i ka dhënë kredo politike kryeministrit para Shtëpisë së Bardhë, në një kohë kur i duhet mbështetje e fortë amerikane për të miratuar reformën në drejtësi. Në fillim të mandatit, Rama iu tha jo amerikanëve për asgjësimin e armëve kimike në Shqipëri, veprim që e zhgënjeu, sidomos ambasadën e SHBA që ishte angazhuar me bisedimet. Por, tashmë duket se Rama i ka forcuar pozitat me partnerin strategjik.



