
Kremlini u ka mohuar qytetarëve të tij një proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të lirë.
Kështu tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke i cilësuar zgjedhjet në Rusi antidemokratike.
“Vladimir Putin po privon qytetarët rusë nga aksesi në informacion dhe pjesëmarrja politike”, tha më tej Blinken.
Po ashtu Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi se pavarësisht nga rezultati i paracaktuar i këtyre zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë për Rusinë.



