Betimi i Belerit, Milo: Përgjegjësia e tij është në raport me Greqinë. S’do ishte veprim i mençur që një pozicion politik të keqpërdoret kundër Shqipërisë

Betimi i Belerit, Milo: Përgjegjësia e tij është në raport me Greqinë. S’do ishte veprim i mençur që një pozicion politik të keqpërdoret kundër Shqipërisë

Për herë të parë, në Parlamentin Europian do të jetë një eurodeputet nga Shqipëria, edhe pse u zgjodh në Greqi si përfaqësues. Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se përgjegjësia e Belerit është në raport me Greqinë.

Sipas Milos një çështje që tashmë i kalon historisë elektorale shqiptare, nuk mund të prekë çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me integrimin e vendit.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Është një fakt i kryer. Është zgjedhur eurodeputet me votat e zgjedhësve të Greqisë. Nuk është zgjedhur nga shqiptarët. Përgjegjësia e tij është në raport me Greqinë, me zgjedhësit e tij atje. Shqiëpria ëhstëvedn fqinj, një vend kandidat për anëtar në BE. Ka filluar negociata për anëtarësim të plotë dhe mirë është që nga institucionet e BE, përfshirë dhe PE të mos ketë adresime negative në raport me Shqipërinë. Nuk besoj se një çështje që tashmë i kalon historisë elektorale shqiptare të mund të prekë çështjet e mëdha që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë, me fillimin sa më shpejt të negociatave për anëtaraësimin e Shqipërisë. Fërkime dhe mosmarrëveshje ka pasur dhe do të ketë, sepse e tillë është politika. Aftësia e politikanëve dhe e njerëzve vullnetmirë  për të kapërcyer pengesat që do dalin përpara në emër të interesave më të mëdha që i bashkojnë vendet do të bëjë që dhe ai ngërç që u krijua në marrëdhënie mes tyre të kapërcehet. Nuk do të ishte veprim i mençur që një pozicion politik që merret qoftë dhe me votat e zgjedhësve të vendit fqinj të mund të  keqpërdoret kundër një vendi tjetër fqinj, aq më tepër që janë lidhje të natyrshme që i bashkojnë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy