Turizmi, Bedinaj: Muaji prill po mbyllet me 20% më shumë rezervime, 30% e stafit janë të huaj (VIDEO)

Turizmi, Bedinaj: Muaji prill po mbyllet me 20% më shumë rezervime, 30% e stafit janë të huaj (VIDEO)

Kreu i operatorëve turistik në Vlorë Vasil Bedinaj në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se ky qytet paraqitet mirë këtë vit edhe pse ka ende shumë punë për të bërë.

Ai tha se kemi një numër të lartë turistësh të huaj, ndërsa bëri të ditur se krahasuar me një vit më parë në të njëjtën periudhë ka një rritje me 20-25% më shumë rezervime.

Sa i përket mungesës së fuqisë punëtore ai tha se është një problem i njohur tashmë, por që është rikuperuar disi përmes punëtorëve të marrë nga Nepali, Miamari, pra kemi gati 30% e stafit të huaj.

Të themi të drejtën Vlora paraqitet mirë këtë sezon ka patjetër shumë punë për të bërë ka drejtori që nuk i përshtaten ritmin, është një punë e madhe për tu bërë për të pasur një sezon të mirë. Sektori privat ka qenë gjithmonë në hap para krahasuar me atë publik, paraqitemi mirë në rezervime, shërbim, cilësi.

Është vërtetë që ka mungesë të fuqisë punëtore, ne jo tani por kemi rreth 3 muaj që gjithë qarku i Vlorës jemi shpërndarë në të gjithë qarqet e Shqipërisë për të ezauruar ata që kërkojnë punë, dhe kmi arritur ti marrim dhe pa trajnim dhe kualifikim dhe besoj se kjo është ezauruar disi. Gjithashtu kemi marrë dhe punëtorë të huaj, kemi pasur mundësi të bëjmë përzgjedhje të stafit për kuzhinën i kemi sjellë nga Turqia, për mirëmbajtjen nga Nepal, Miamar dhe India, pra nga shtete të ndryshme.

Përditë po vijnë punëtorë të huaj nga jashtë, ku në subjektet e mia mund të them se janë afro 30% staf i huaj. Jemi përpjekur të sigurohemi në maksimum që ata vijnë në Shqipëri për të punuar dhe jo për ta përdorur vendin tonë si transit.

Më tej ai folli me shifra ku u shpreh se muaji mars ka arritur 22% më lart krahasuar me një vit më parë, po ashtu dhe muajit prill dhe maj.

Mund të them se dhe prilli që po mbyllet dhe maj me rezervimet që kemi aktualisht do të jemi 20-25% rritje dhe ky p[ritet të jetë trendi dhe në muajit në vijim. Ajo që të bën të ndjehesh mirë është rritja e turizmit kulturor. Po punojmë me oferta dhe paketa që të kemi rritje. Marsi u mbyll 22% më lart se muaji mars i vitit të kaluar. Shkodra, Gjirokastra, tirani kanë pasur shifër më të lartë se qytetet bregdetare sepse janë qytete kulturore.

Sa i përket çmimeve, ofertat që dalin për muajit e verës janë oferta që i kemi krahasuar me konkurrentët tanë jashtë kufijve të Shqipërisë si Mali i Zi, Kroacia, Greqia. Të kesh rritje të numrit të turizmit patjetër që gjërat janë gërshetuar përfshirë dhe çmimin, të cilat nuk janë rritur asnjë lekë, por çdo gjë përkthehet në bazë të përkthimit të kursit të euros.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy