Celibashi thirrje partive: Bëni fushatë të qetë, ja cilat vota do të quhen të pavlefshme (VIDEO)

Celibashi thirrje partive: Bëni fushatë të qetë, ja cilat vota do të quhen të pavlefshme (VIDEO)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka bërë thirrje për një fushatë të qetë, ndërsa u bëri thirrje partive dhe jo vetëm që çfarë vlen për t’u korrigjuar të korrigjohet në kohë.

Po ashtu, ai ka treguar se në cilat raste fletët e votimit do të vlerësohen si të vlefshme apo të pavlefshme.

Kemi versionin përfundimtar të fletës së votimit. Sjell në vëmendje të partive politike dhe kandidatëve, për t’u angazhuar në një proces në përputhje me legjislatonin shqiptar dhe standadet ndërkombëtare. Legjitimiteti varet shumë nga qasja mbi përgatitjen e procesit. Çdo iluzion mbi atë që në fund të fundit do ta kemi një rezultat, ndaj sa nuk është vonë gjithkush prej nesh duhet të korrigjojmë çfarë nuk është bërë.

Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar, dhe në fund të ditës do të kemi gjykim. Ata që nuk do përmbushin përgjegjësitë, do të ballafaqohet me sanksione përkatëse. Është rasti për t’u adresuar një thirrje kandidatëve për t’u angazhuar në një fushatë të qetë dhe të ndershme”, tha Celibashi.

Ndërkohë me vendimin e ri të Kolegjit Zgjedhor, fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të identifikojnë kandidatët me numra. Për të mos krijuar konfuzion, Celibashi sqaroi se jashtë qendrave të votimit do të vendosen postera të mëdha, ku shfaqen kandidatët dhe numri i tyre përkatës. Po ashtu, edhe në dhomën e fshehtësisë do të ketë fletëpalosje ku shfaqen kandidatët dhe numrat e tyre.

Pyetjes tuaj po i përgjigjem se si do të votojë një zgjedhës në fletën e votimit. Është e qartë që nuk do të jenë emrat në fletën e votimit, por numrat, tregojnë kandidatët e renditur sipas renditjes së partisë. Votuesit para se të shkojnë për të votuar duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit dhe personit që do të zgjedhë.

Në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj, ku tregohen numri që ka secili prej kandidatëve, do të vendosim fletëpalosje në dhomën e fshehtësisë. Nëse votuesi do të konfuzionohet, mund ta konsultojë edhe njëherë informacionin me fletëpalosjen që do të jetë në dhomën e fshehtësisë. Një votues, mund të zgjedhë partinë politike ose koalicionin dhe një kandidat të kësaj partie apo koalicionit, nuk zgjedh dot dy. Nuk mund të zgjedhë një parti apo koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër. Edhe nëse zgjedh partinë apo koalicionin dhe jo deputetët është e vlefshme. Është e vlefshme edhe nëse zgjedh vetëm kandidat, e nuk zgjedh partinë apo koalicionin”, tha Celibashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy