Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, autori dhe viktima kanë qenë miq/ Pista kryesore, prishja e pazareve të drogës (VIDEO)

Vrasja e 50-vjeçarit në Ndroq, autori dhe viktima kanë qenë miq/ Pista kryesore, prishja e pazareve të drogës (VIDEO)

50 vjeçari Alfred Dedja u vra dje me armë zjarri nga 27-vjeçari Julian Gjoshi në një lokal në zonën e Ndroqit.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live bën me dije se pista kryesore ku policia po heton është prishja e pazareve të drogës, ndërkohë që bëhet me dije se viktima dhe autori më herët kanë qenë miq.

Pritet që grupi i ekspertimit të vijë dhe një herë në vendin e ngjarjes për të marrë prova të mundshme. Referuar dhe informacionit që kemi marrë, dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë miq dhe kanë pasur njohje të hershme. Në momentin e ngjarjes, 50-vjeçari ka qenë në ambientet e brendshme të restorantit “Kështjella”, ndërkohë autori ka qenë i ulur në një tavolinë tjetër. Komunikimi mes tyre ka qenë vetëm pak sekonda. Janë dy plumba që kanë qëlluar në drejtim të Dedjas, megjithëse ndaj tij është shtënë disa herë.

Pista kryesore është prishja e pazareve të drogës që kanë pasur më herët.

Autori ka qenë për disa orë në zonën e Ndroqit, ai ka ruajtur lëvizjet e viktimës.

Gjoshi është kunati i Altin Hajrit dhe ka punuar për disa kohë si menaxher në lokalik ku u rrëmbye Jan Prenga në Shijak.

Pula bën me dije se edhe viktima ka pasur armë me vete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy