Aktori Eglein Laknori i ftuar në “Zgjohu me MCN” tregoi se pas mbylljes së Klanifornia është duke u marrë aktualisht me dy emisione në radio, ndërsa zbulon se dhe këtë sezon do të jetë pjesë e emisionit të “Zemër Luana”.
Ai tha se studimet i ka kryer për muzikë dhe se aktualisht është duke studiuar për bateri, ndërsa zbuloi se luan dhe në një kishë.
Ndër të tjera Egi shtoi se së shpejti do të jetë dhe pjesë e një seriozli komedi që flet për jetën studentore dhe ai do të ketë rolin e rojës.
Aktualisht jam duke punuar në radio me dy emisione. Kam tre vite që bëj rikoshet te clubfm, ndërkohë që e kam bërë këtë dhe 16 vite më parë. Kam mbaruar për muzikë, tani studioj bateri dhe luaj në kishë prej 5 vitesh, ajo është shtëpia ime kryesore sepse kam 32 vite që shkoj aty.
Kam në planë dhe një serial që do fillojë së shpejti, të mbarojmë njëherë ‘zemër Luana’ dhe pastaj të shohim, aktualisht jam me zë me dy emisione në radio. Te seriali nuk mund të them shumë gjëra, do kem një personazh, dmth filmi do jetë në komedi dhe do jetë jeta studentore dhe unë do jem roje aty, servili i drejtorit. Besoj se së shpejti do i jam drejtim dhe këtij projekti.



