Kuvendi Kombëtar i Gjuhës/ Memushaj: Duhet ligji i gjuhës dhe ndërhyrje të lehta në drejtshkrim

Kuvendi Kombëtar i Gjuhës/ Memushaj: Duhet ligji i gjuhës dhe ndërhyrje të lehta në drejtshkrim

Gjuhëtari Rami Memushaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi Kuvend Kombëtar të Gjuhës që po mbahet në Tiranë. Memushaj vuri në dukje se Shqipëria ka nevojë të ketë një ligj për gjuhën, sikurse e ka Maqedonia e Veriut. Sipas tij duhet të detyrohen shtëpitë botuese që të kenë redaktorë dhe televizionet të kenë monitorues. Gjuhëtari propozon për ndryshime të lehta edhe në drejtshkrim.

“Fjala Kuvend shkon, sepse është tubim mbarëkombëtar, kishte nga Kosova, Maqedonia e Veriut, i përfshinte shqiptarët, dhe mësues që punojnë në diasporë. Për gjuhën tubime të këtij lloji janë quajtur Kuvende, Kongrese, apo Lidhje, që kanë qenë Kuvende. Kthehemi te fjala shqipe, jo te fjala Kongres. Ishte një diskutim ku u parashtruan shqetësime nga folës të ndryshëm. Është e vërtet që në këtë shekull, gjuha shqipe u përball me shumë gjuhë të tjera. Para 90-ës gjuha shqipe ishte e mbrojtur, sepse kontaktet me të huajit ishin të rralla, dhe kontaktet mund të ishin vetëm përmes literaturës. Pas 90-ës ndodhën ndryshime të mëdha.

Shqipja pas 90-ës është vënë në trysni me gjuhët në kontakt, anglishten, italishten dhe greqishten. Ndikimet nga gjuhët e huaja janë të ndryshme. Është e natyrshme që shqipja do ndikohet nga gjuhët e shkencës dhe teknologjisë si anglishtja. Edhe francezët, edhe italianët vuajnë. Anglishtja ushtron trysni mbi të gjitha gjuhët, falë zhvillimit të teknologjisë, shkencës, dhe kulturës. Folësit televiziv i shqiptojnë fjalët me theks në rrokjen e parë. Ky theks kushtëzon ritmin e fjalës. Kjo ndikon edhe në morfologji, po e vure theksin në rrokjen e parë, atëherë rrokja e tretë bie.

E pësojnë mbaresat dhe na preket lakimi i emrit. Nëse preken këto parametra rrezikohen tiparet karakteristike të shqipes dhe rrezikohemi të kemi një gjuhë të përzierë. Çdo shqiptari s’i vjen mirë kur vjen nga Prishtina në Tiranë kur i sheh të gjitha njësitë e shërbimit në gjuhë të huaj. Të gjitha tabelat duhet të jenë në gjuhën shqipe. Nëse do ta bësh në gjuhë të huaj, paguaj pak më tepër. Këto janë gjëra që mund të bëjë shteti. Akademia s’duhet të rrijë pasive. Mund t’u dërgojë institucioneve shtetërore, televizioneve, lista fjalësh që mund të eliminohen, pse të themi ‘benefit’, apo ‘agravuar’. Duhet të detyrohen shtëpitë botuese që të kenë redaktorë, televizionet të kenë monitorues.
Të mos themi ‘kush problem’, por ‘cili problem’.

Për mua është faji i qeverisë. Vendos ligjin e gjuhës. Maqedonia e Veriut e ka të ashpër ligjin e gjuhës. Po u vu në shina gjëja ecën mirë. Ne kemi probleme me drejtshkrimit. Ka 40 vjet që janë bërë vërejtje. Janë bërë shumë propozime, që duhen filtruar. Ndërhyrjet në drejtshkrim të jenë të lehta. Mund të mënjanohen përjashtimet dhe thjeshtohet drejtshkrimi. Mësuesit s’janë më ata të parët, kur për Gjuhë-Letërsi vinin me dëshirë, dhe ishin studentë të mirë, tani ka rënë pak cilësia. Folësit televiziv s’kanë formim gjuhësor. Asnjë certifikatë s’kanë që të kenë dhënë provimin e gjuhës shqipe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy