
Pak ditë pasi kryeministri irlandez ngriti shqetësimin e numrit të lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria, mediat lokale raportojnë se autoritetet kanë ashpërsuar masat në aeroport. Sipas tyre, muajt e fundit, thuajse 10 shqiptarë që mbërrijnë në Dublin kërkojnë azil, teksa vitin e kaluar 622 personave iu është refuzuar hyrja.



