Nika: 85% e Vlorës furnizohet vetëm me katër orë ujë në ditë, problem përdorimi i klorit pluhur (VIDEO)

Nika: 85% e Vlorës furnizohet vetëm me katër orë ujë në ditë, problem përdorimi i klorit pluhur (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Vlorë, Gjergji Nika e cilëson të pavërtetë raportin e Entit Rregullor të Ujit sipas të cilit gjatë vitit 2023 qyteti bregdetar është furnizuar me 13 orë ujë në ditë.

15% e qytetit të Vlorës furnizohet me 24 orë ujë në ditë, ndërsa 85% e qytetit me katër orë, pasi furnizimi ndodh në 06.00-08.00 të mëngjesit e mëngjesit dhe 18.00-20.00 të darkës.

Qytetarët e kanë zgjidhur individualisht me depozita. Problematikat me ujin nuk kanë filluar, fillojnë tani në momentin që qyteti mbipopullohet.

Duke folur për MCN Live ai tha se qyteti i Vlorës ka një problematikë më të rëndë se orari i furnizimit, duke denoncuar se nga 31 dhjetori kur 51% e ujësjellësit menaxhohet nga shteti, nuk përdoret klor i lëngshëm, por përdoret klor i ngurtësuar dhe pluhur.

Një gabim i formulës së këtij klori sjell probleme me shëndetin. Ky denoncim ka ardhur nga vetë punonjësit.

Më ka ardhur denoncimi nga vetë punonjësit dhe inxhinierët, e kam diskutuar.

Klori pluhur do një formulë dhe në momentin që hidhet në një sasi të tepruar shkakton probleme për shëndetin.

Ndërsa klori i lëngshëm merret në mënyrë automatike të përllogaritur. Është gabim që rrugët po hapen për të shtruar tubat e ujësjellësit para sezonit.

Si kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike Vlorë, kam përgatitur një letër për AKUM, Bashkinë, ISKSH, nuk është problemi se po e denoncojmë por se pasojat vijnë më vonë dhe nëse vijnë probleme të tilla mund t’i themi mirupafshim turizmit.

Është rritur çmimi ujit me 34% pa TVSH. Qytetarët po ndjejnë edhe ngarkesën e rritjes së çmimit të ujit.

Në vijim shtoi se duhen bërë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza dhe se problem është mos ndarja e ujërave të zeza nga ato të bardha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy