Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho ka prezantuar sot para KLP-së raportin e SPAK për 2025.
Gazetari Arsen rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se në 2025 Braho ka qenë vetëm një muaj si drejtues i SPAK.
Raportimi i parë i Brahos vjen vetëm pas një muaji punë si drejtues. Për 2025 ka qenë drejtues Altin Dumanin.
Sipas Brahos, SPAK është partneri më i besueshëm për Europol.
Vijon të jetë problem i madh largimi i 11 prokurorëve në 2028 sepse u mbaron mandati.
Është folur për provat që merren nga sekuestrimi i celularëve.
Gjatë fjalës së tij për sekuestrimin e celularëve, Braho tha ndër të tjera:
Celularët janë sendet më të përdorshme. Me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese SPAK ka ndryshuar procedurën e këqyrjes dhe marrjes të të dhënave të celularëve , prokurorët i drejtohen gjykatës edhe për të marrë dhe përdorur të dhënat nga celularët. Edhe pse nuk ka ende një ndryshim ligjor në procedurë në lidhje me procedurën që duhet të ndiqet, vendimi i GJK është nisur të zbatohet për aq sa e mendojmë të zbatueshëm. SPAK ka ngritur edhe një grup pune që të rregullohet nga ana juridike situata.



