Ish-Zëvendës Komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari, në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se sot jemi në kushtet e një skandali tjetër me pronën, për komandën e Forcës Ajrore që ndodhet në Rinas dhe disa prona të tjera të Forcave të Armatosura, por që ende nuk janë bërë publike.
Ai tha se në lidhje me çështjen e Rinasit ka dijeni se deri më 28 janar duhet të lëviz si komanda e Forcës Ajrore dhe Policia Ushtarake dhe prona do të lihet e lirë si për tu lënë me qira apo për ta marrë pronari.
Gjithë këto lëvizje bëhen vetëm për ta çliruar këtë pronë. Bëhet fjalë për komandën e Forcës Ajrore ku gjendet jo vetëm komanda, por edhe qendra e komandimit të NATO-s.
Lëvizja e saj nuk është një çështje e thjeshtë teknike. Plus lëvizja e këtyre komandave, komanda logjistike do vej në Babrru, komanda e Policisë ushtarake do vej në Kombinat.
Komanda e Forcës Ajrore do vej në Farkë të gjitha këto janë shpenzime financiare që lidhen jo vetëm me infrastrukturën por edhe me sistemin e komandim kontrolli.
Lëvizjet bëhen vetëm me një qëllim të lirohet prona e Rinasit. Natyrisht që kemi shkelje ligjore, se lirimi i saj nuk bëhet për arsye operacionale, por bëhet për ta liruar një pronë për ta marrë pronari.
Kur në Rinas gjendet dhe ANTA, organi më i rëndësishëm i bashkëpunimit të Forcave Ajrore.
Kemi dhe një shkelje tjetër që Policia Ushtarake sipas dekretit të Presidentit duhet të jetë në Sauk, është lëvizur para 4-5 vitesh pa dekret Presidenti në Rinas dhe lëvizja tjetër me dekret Presidenti në një vendndodhje tjetër duke e dekretuar Presidenti, nuk bën gjë tjetër veçse legjitimon lëvizjen e jashtëligjshme të bërë për këtë komandë para 5 vitesh pa dekret Presidenti.
Jemi në kushtet kur vendimet ose firmat që hedh Presidenti i Republikës janë duke cenuar hetimin që po kryen SPAK.
Kjo gjendje nuk vjen vetëm prej Presidentit, por që të merren vendime të tilla është gjithë linja e komandim kontrollit në nivelin operativ strategjik dhe kontrollin.
Jemi në kushtet kur lidershipi i Forcave të Armatosura është i përfshirë në korrupsion të thellë. Ligji për Policinë Ushtarake thotë se si pronat në përdorim dhe në administrim, në rast se zaptohen, Policia Ushtarake me urdhër të shefit të shtabit lirojnë pronën.
Prej dy vitesh që të dy këta shefa shtabi si ai që ishte dhe ky është nuk pranojnë të zbatojnë ligjin sepse i sjellin përfitim një pale të tjerë.
Mosveprimi nëpërmjet përfitimi të një pale të tretë është shpërdorim detyre i pastër.
SPAK ka hyrë sot më thellë nuk është në kushtet e hetimit të një shpërdorimi detyre por është në kushtet e korrupsionit, pasi kemi rreth 30 celularë që janë bllokuar në hierarkinë e lartë të Forcave të Armatosura.
Lidhur me pyetjen drejtuar nga MCN ndaj ministrit Niko Peleshi i cili për planin e përhapjes dhe tha që nuk ka ende një dokument të tillë, deklaroi se deri në datën 28, nëse s’ka dhe ka dalë urdhër që të lëvizë komanda e Forcës Ajrore, atëherë i bie që komanda e Forcës Ajrore, Policisë Ushtarake dhe Komanda Logjistike, kjo do të thotë që jemi në kushtet e shkeljes së ligjit.
Por të gjitha rrethanat dhe urdhrat janë që deri në 28 janar duhet të lëvizin. Ministri i Mbrojtjes duhet të anulojë urdhrin nëse nuk ka dekret. Me lirimin e pronave për interes së një pale të tretë është shkelje ligjore.



