Fitorja e CDU-së/ Milo: E pritshme por nuk e krijon i vetëm qeverinë. Kandidatët e mundshëm për koalicion janë Socialdemokratët e Scholz (VIDEO)

Fitorja e CDU-së/ Milo: E pritshme por nuk e krijon i vetëm qeverinë. Kandidatët e mundshëm për koalicion janë Socialdemokratët e Scholz (VIDEO)

Exit poll-et tregojnë se Kristian-demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë fituar përqindjen më të lartë të vendeve në Parlament, me rreth 30%.
Fridrih Merz, lideri i CDU, duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë.
Por ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, në analizën e tij për edicionin e lajmeve në MCN Tv, thekson se për të siguruar shumicën në Parlament, Merz do t’i duhet të krijojë një koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët e kancelarit në largim, Olaf Scholz.

Ishte e pritshme që CDU të fitonte zgjedhjet, ashtu siç e tregoi rezultati i exit poll-eve.

Megjithatë, problemi kryesor tani në Gjermani është me kë do të krijojë koalicion CDU dhe Merz, pasi ata nuk kanë numrat e nevojshëm për të formuar një qeveri të vetme.
Kandidatët potencialë për koalicionin janë disa mundësi.

Varianti i parë është një koalicion me Socialdemokratët (SPD), që janë rreth 16%. Ky është një koalicion që ka qenë i zakonshëm në historinë e Gjermanisë, duke u formuar shpesh midis dy partive të mëdha që qëndrojnë së bashku që nga vitet ’60.

Varianti i dytë mund të jetë një koalicion mes CDU dhe partisë së Gjelbërve, që kanë rreth 13% të votave. Ata gjithashtu mund të jenë një partner potencial.

Varianti i tretë mund të përfshijë një koalicion me tre parti, një mundësi që gjithashtu nuk përjashtohet.

Ka shumë pikëpyetje nëse Gjermania do të riafrohet me Francën për të qenë motori i Evropës, diçka që mbeti në hije me dyshen Scholz dhe Makron.

 Sidoqoftë, për diplomatin Milo, tashmë me zgjedhjen e Merz, ka ardhur koha që ringritja e Gjermanisë do ta forcojë Evropën.

Forcimi i stabilitetit politik në Gjermani do të forcojë patjetër edhe Bashkimin Evropian.

Gjermania është një forcë udhëheqëse, me ekonominë më të fortë në BE, dhe ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm politik në histori.

Në këto momente, kur Evropa ndihet e dobët, një ringritje e Gjermanisë do të ishte thelbësore për forcimin e Evropës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy