
Pas disa takimesh me ministrinë e financave dhe bankën e Shqipërisë dje erdhi një lajm për eksportuesit ngrirja dhe mospagimi nga eksportuesit i kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën e mbetur të vitit 2023 dhe përshpejtimi i rimbursimit të TVSH-së.
Lidhur me këtë Edvin Prençe, kryetar i Proexport Albania në një lidhje me MCN Live duke e konsideruar si një lajm të mirë u shpreh se ajo që ata kërkojnë është qëndrueshmëria dhe një menaxhim sa më i mirë nga bankat.
Ai tha se politikat për eksportuesit kanë qenë pothuajse inekzistente dhe se duhen politika reale zhvillimi për ta. Sipas tij, në rënien e euros ka ndikuar dhe sezoni turistik.
Patjetër mund ta quajmë një hap pozitiv sikurse dhe ne e shpresonim sepse këto ndërhyrje lehtësojnë barrën që eksportuesit po e ndjenë mbi supe dhe siç u daksordësua kjo gjë nuk ndalon këtu sepse do krijohen grupe pune me bankën e Shqipërisë dhe eksportuesit shqiptarë për të bërë të mundur që këto evente nga kursi i këmbimit të mos jenë kaq atë forta pra po kërkohet të parandalojmë të keqen që mund të ndodhë dhe në muajt e ardhshëm. Përtej pozitivitetit të këtyre dy ndërhyrjeve ne kërkojmë qëndrueshmërinë dhe ajo lind pikërisht te menaxhimi në mënyrë adekuate dhe në mënyrë të mirë duke nisur nga banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë, ministria e financave dhe bizneset.
Lidhur me rimbursimin brenda 3 ditësh, Prençe tha se patjetër që ka pasur në vitet e kaluar një hangari dhe humbje kohe dhe në disa raste për të paguar dhe diçka në dorë për ta marrë tashmë ajo është një histori e vjetër dhe ajo çfarë sistemi dhe ligjet përkatëse është që rimbursimi të bëhet brenda 30-45 ditë pune.
Ajo çfarë është bërë me anë të kësaj dispozite është që biznesi që kryen eksporte të paktën në 70% të të gjithë faturimit të tij i lind e drejta që në momentin që aplikon në sistemin online për rimbursimin online brenda 3 ditësh bëhet në mënyrë automatike dhe pa nevojën e një ekspertize apo dhe ndonjë konrolli fizik nga tatimet. Ky është lehtësimi që na është bërë nga ana e ministrisë. Për të kuptuar kujt i takon apo jo bëhet një bilanc. Sa i përket pikës së dytë të tatim fitimit me burim që është në fund të ditës një paradhënie në bazë të bilancit dhe kjo është kërkuar nga bizneset dhe eksportuesit sepse nuk mund të të paguhet në momentin që gjeneron.
I pyetur se sa i përket humbjeve, çfarë i shkaktoi ekonomisë kjo situatë e zhvlerësimit të euros, ai theksoi se shifrat janë alarmante, për shembull vetëm në një fabrikë me 600 punëtorë humbja arrin në 448 mijë euro.
Është një likuiditet i humbur, çdo ditë që vonohet dhe nuk bëhet ndërhyrje patjetër që krijon një problematikë të thellë. Ky endek po fillon të thellohet edhe më shumë duke qenë se jemi dhe në prag të sezonit të verës dhe euro është ende në ulje, fajin ja vendosëm zgjedhjeve, por shoh që s’ka të bëjë faktori zgjedhje në këtë mes, as banka nuk ka pasur të gjitha mekanizmat e nevojshme për të dhënë një përgjigje se si do shkojë luhatja e euros në ditët në vazhdim.



