“Lojë politike e Vuçiç, nesër merr OK-in propozimi franko-gjerman”, Raci mbi Samitin: Tensionet në protestë çojnë ujë te Rusia!

“Lojë politike e Vuçiç, nesër merr OK-in propozimi franko-gjerman”, Raci mbi Samitin: Tensionet në protestë çojnë ujë te Rusia!

Analisti Gazmir Raci e konsideroi një “lojë politike” nga Aleksandër Vuçiç qëndrimin mbi Samitin e Tiranës, ku së fundmi presidenti serb vendosi të merrte pjesë. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv Raci thotë se Vuçiç ka synuar dramatizimin e dialogut Kosovë-Serbi, ku sipas gjasave nesër do t’i jepet drita e gjelbër propozimit franko-gjerman. Ai shton se Tirana i ka marrë tanimë  Beogradit vendin si qendër e Ballkanit Perëndimor, proces i iniciuar sipas tij nga kancelarja Merkel.

Duket që ka qenë lojë e tij politike për ta dramatizuar dialogun Kosovë-Serbi, dhe për ta dramatizuar politikisht propozimin e fundit franko-gjerman që duket se nesër do marrë mbështetje nga të gjitha vendet e BE. Nuk shoh lidhje mes Asociacionit dhe Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor sepse janë çështje të ndara. Vuçiçi nuk mund të japë zotime në emër të Kosovës, sepse Kosova ka institucionet e saja, liderët e saj. E shoh si lojë politike të Vuçiçit për ta dramatizuar pjesëmarrjen e tij. Në fund të fundit Serbia do humbte. Nesër presim që liderët evropianë ta mbështesin njëzëri planin franko-gjerman. Dua ta them që është ngjarje historike për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët. Beogradi ka rënë si qendër e Ballkanit Perëndimor. Falë kancelares Merkel Tirana u bë qendër e diskutimeve të Ballkanit Perëndimor dhe jo Beogradi. Për herë të parë po vijnë në Tiranë liderët e 27 shteteve, për të mbajtur një samit në një shtet jo anëtar të BE”.

Analisti e konsideroi si të gabuar protestën e thirrur nesër nga Berisha. Ai vuri në dukje se nëse do të ketë tensione kjo do të çojë ujë te Rusia.

Më ka çuditur fakti se si një pjesë e opozitës shqiptare e rreshtuar kah z.Berisha do të protestojnë. Ka një si tendencë ruse për të destabilizuar më tutje marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.  Për mendimin tim, tendencat ruse janë që edhe Tiranën ta përfshijnë në kuadër të luftës speciale për të kundërshtuar zgjerimin e BE dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimdor. Po të ishte Shqipëria e kriminalizuar nuk mendoj se kancelari gjerman dhe presidenti francez do zbarkonin në Tiranë. Është fatkeqësi që nesër do kemi protestë dhe demonstratë, dhe lutem të mos ketë dhunë dhe tensione, sepse kjo çon ujë te Rusia që është fuqishëm e involvuar në Ballkanin Perëndimor. Është gabim, duhet të tërhiqeshin nga kjo protestë, është mesazhi më i keq që mund të vijë nga Tirana për shefat e BE. Nëse nesër do ketë tensione në Tiranë, kjo çon ujë në mullirin e Rusisë. Po tentojnë me do mjet ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Pse ditën e Samitit? Kjo është pikëpyetja ime. Unë kam dyshimet e mia se këtu Rusia ka tendenca ta destablizojë, apo t’i prishë marrëdhëniet tona me BE-në”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy