Incidenti me “Audi”-n e blinduar në Elbasan, ish-drejtorët: Policët shpërdoruan detyrën

Incidenti me “Audi”-n e blinduar në Elbasan, ish-drejtorët: Policët shpërdoruan detyrën

Pamjet e kamerave të sigurisë së incidentit me policinë në Elbasan kanë shkaktuar debate edhe në vetë radhët e uniformave blu, mbi sjelljen e efektivëve. Top Channel intervistoi dy ish-drejtues të lartë policisë, sipas të cilëve kemi të bëjmë me një sjellje arbitrare dhe aspak profesioniste.

“Kur e shef si qytetar, duket si aksident dhe përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet penalisht, disa nuk kishin as shenja dalluese të policisë, veprohet ekstemisht fillimisht me armë pastaj nuk veprohet për ta rrethuar, kapur, etj”, shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.

Qëllimi me armë i ‘Audit’ është në shkelje të hapur dhe është shpërdorim detyre, pasi policia nuk e dinte kush po vinte me ‘Audi’, mund të ishte një femër, një i dehur, kishin gjithë kohën e nevojshme për të hyrë etj”, thotë Arjan Hoxha, ish-drejtues policie.

Në lidhje me këtë rast, sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po shikon mundësinë e shpalljes së moskompetencës pasi ka dyshime të arsyeshme se nuk është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy