
Anija me mbetje të dyshuara toksike ka mbërritur në radën e Durrësit, ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar kur dhe ku do të ankorohet në porti.
Aktivisti Andi Tepelena tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se dyshimet janë që kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.
Tepelena tha se depozitimi i tyre do të jetë problematik pasi landfilli industrial i Rromanatit nuk ka kapacitete për t’i groposur.
Duhet të verifikohet përbërja kimike e këtyre mbetjeve, pastaj të dilet të konkluzione. Ka 3 muaj që kemi të bëjmë me deklarata kontradiktore nga institucionet përgjegjëse, nga Ministria e Mjedisit, e Turizmit, apo e Transportit dhe ka pasur ping-pong nga institucionet dhe me mungesë totale të transparencës. Dyshimet që kemi të bëjmë me trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme gjë ndalohet rreptësisht nga Konventa e Baselit. Në këtë aspekt në momentin që po bëheshim gati për të kundërshtuar sërish ligjin për importin e mbetjeve, na ndodh kjo gjë që është bombë ekologjike akoma më e rrezikshme. Është e dyshimtë që në momentin që po përgatitet rikthimi i ligjit për importin e mbetjeve me këtë gjë që po ndodhemi sot, me rikthimin e tyre në port.
Basel, kuptohet janë ekspertë të fushës, janë të sigurt që 98% e këtyre mbetjeve janë toksike shumë të rrezikshme përderisa thonë që duhen marrë masat ekstreme për sigurimin e tyre që thonë mos të hapen pa u siguruar cila është përbërja kimike e tyre. Kjo do të thotë kanë informacion të detajuar. Ose i ka shpëtuar institucioneve tona, ose qëllimisht kanë mbyllur një sy.
Depozitimi i tyre do të jetë problematik pasi landfilli industrial i Rromanatit nuk ka kapacitetet për t’i groposur. Duhen parë çfarë përmbajnë. Thuhet lëndë e rrezikshme, por ne nuk e dimë konkretisht çfarë janë.



