Autori i emisionit “Fokus” Robert Papa, për rizgjedhjen e Mike Johnson në krye të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, thotë se Donald Trump nuk do e ketë të lehtë.
Po ashtu ai parashikon vështirësi edhe në Senat.

Trump nuk do e ketë të lehtë me Kongresin se diferenca është shumë e ngushtë, do mundohet të jetë neutral, por Trump nuk do e ketë të lehtë me Kongresin.
Votimi i djeshëm tregoi se Partia Republikane është partia e Donald Trump që ata do të bëjnë çfarë thotë ai.
Në Senat është akoma më e vështirë se dihet që 8-12 senatorë kontrollohen nga Mitch McConell. Dhe aty ka senatorë të qendrës dhe të lirë.
Gabimi i stafit të Trump është se nuk kanë bërë vettingun e FBI. Nesër Biden do dekorojë me dekoratën e lirisë Soros, Hillary Clinton. Por Biden po ikën me turp, pritet të vijë Trump. Trump po synon të kontrollojë administratën e re.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se vendimi që pritet që më 10 janar të merret vendimi mbi dënimin e Trump për pagesën e fshehtë ndaj aktores për filma për të rritur, e sheh si gjyqin më të dobët ndaj tij.
Presidenti do të jetë i dënuar për krim federal, menjëherë do të fillojnë hetimet ndaj gjyqtarit dhe mund ta largojnë nga sistemi i drejtësisë.
Pagesa është bërë nga avokatët e tij. Çështja më e madhe ishte e Mar a Lago.



