
Gazetari Mariglen Kume në MCN Live ka komentuar lidhur me fushatën elektorale që përfaqësuesit politikë po bëjnë përmes rrjeteve sociale.
Ai tha se videot e shkurtra të realizuara janë të favorizuara për të përcjellë mesazhin te votuesit dhe se kjo është një gjetje e mirë.
Sipas tij në këto zgjedhje parlamentare më e favorizuar është Partia Socialiste, teksa theksoi se partitë e reja janë duke u përpjekur që t’i marrin votat Partisë Demokratike.
Alibeaj është një profil ndryshe, është teknik, kryesisht flet për ligje dhe e kam vënë re se klikimet kur janë çështje teknike marrin më pak like, por qasja se si i ka ardhur është risi sepse brenda kishte dhe mesazhin. Videot e tilla janë më të favorizuara dhe është një gjetje e mirë dhe mund të vlerësohet pozitivisht.
Është i rëndësishëm roli i mediave sociale dhe tradicionale në këto zgjedhje veçanërisht për personazhet politikë që janë në lista të hapura dhe ai duhet të mendojë për një qytetar që është i pabindur para fletës së votimit, prandaj të qenurit në mediat sociale ty të vjen në mendje direk për shembull SPAK dhe Alibeja, pra kjo mund të jetë një indicie për të votuar.
Ajo që shoh është se më e favorizuara në këto zgjedhje parlamentare është Partia Socialiste sepse nga PD, nga pjesa e opozitës kryesisht kanë synuar që portofolin ta bëjnë nga radhët e opozitës, shumë pak kanë kërkuar të gërryejnë pak nga PS, por partitë e reja po mundohen t’i marrin votat PD-së.



