Në dëshminë e saj dhënë policisë Anjeza Shabani shpërthen në lot duke deklaruar se video e transmetuar nuk është e plotë.
“Pasi e kam qëlluar e përqafova fëmijën, nuk e dija që ishte autik, video është prerë” është shprehur administratorja e kopshtit privat.
Ajo akuzohet për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “ Keqtrajtim i të miturve”, me të cilat rrezikon 20 vite burg.



