Shehu: Rritja e shfrenuar e çmimeve kërkon mbrojte të shtresave në nevojë, detyrim i qeverisë të mbrojë qytetarët e saj (VIDEO)

 Shehu: Rritja e shfrenuar e çmimeve kërkon mbrojte të shtresave në nevojë, detyrim i qeverisë të mbrojë qytetarët e saj (VIDEO)

Me rritjen e çmimeve në vend, qeveria miratoi paketën e rezistencës sociale.

Ish-zëvëndësministri i financave, Sherefedin Shehu, në një komunikim për edicionin e “MCN live”, thotë se pas historisë dyvjeçare të pandemisë, që ishte më shumë se propagandë e qeverisë, kjo e sotmja sa vjen e thellohet, dhe se shteti duhet të ofrojë mbështetje financiare për 31 % e popullsisë në nevojë.

Fakti që kriza sa vjen po thellohet sidomos ajo e çmimeve, në të gjitha aspektet, qoftë të konsumit strategjik siç është energjia elektrike, karburanti, poashtu edhe të mallrave të konsumit, ndërsa përgjigja e qeverisë është inekzistente. Fakti që nuk e bëri gjatë dy viteve të pandemisë, pandemia është një njollë e zezë për qeverinë, me pandeminë qeveria ka bërë propagandë, andaj nuk e besoj se do të bëjë tani, kur ka elementë të pasigurisë, ajo që duhet ta kishte bërë është mbështetja në radhë të parë e qytetarëve në nevojë, kur janë 31% e popullsisë, ose pastaj të shkoj më tej që kjo pasiguri dhe rritje e shfrenuar kërkon mbrojte te shtresave në nevojë, qytetarëve me të ardhura të mesme, fermerët në fshatra, etj.

Qeveria ka bërë rishikim, por vetëm te sektorit të energjisë elektrike, është një mashtrim publik, ne furnizohemi nga importe kur në fakt ne kemi pasur një bilanc pozitiv energjetik, tashmë kemi një bilance negativ financiar, sepse qeveria ka boshatisur Fierzën, qeveris duhet të ofronte mbështetje financiare qytetarëve.

Për Shehun, zgjidhja politike e problemeve në këtë vend, është krijimi i një qeverie teknike.

Edhe opozita varet çfarë opozite është se me atë që ishte e Lulzim Bashës, nuk mund të prisje presion ndaj qeverisë.

Duhet të krijohet një qeveri teknike në këtë vend, neve na është boshatisur liqeni që prodhon energjie, liqeni i Fierzës, është shumë e vështirë, protestat dështuan, ky vend ka nevojë për zgjidhje politike e jo për ankesa, për mendimin tij, një qeveri teknike do të ishte zgjidhja më e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy