“100 mijë nxënës më pak”, Shahini: I keni llogaritur gabim, janë 10 mijë

“100 mijë nxënës më pak”, Shahini: I keni llogaritur gabim, janë 10 mijë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, doli sot para mediave për të sqaruar rënien e numrit të nxënësve. Shahini hodhi poshtë lajmet e publikuara një ditë më parë në media, sipas të cilave në këtë vit shkollor janë regjistruar 100 mijë nxënës më pak.

Duke pranuar fenomenin e tkurrjes së numrit të nxënësve, por si trend që e ka karakterizuar vendin që pas rënies së diktaturës, Shahini tha shifrat e raportuara në media nuk përfshijnë arsimin parashkollore dhe atë të mesëm profesional.

Sipas numrit një të Arsimit, këtë vit, në shkollat e vendit ka 10 mijë nxënës më pak.

Shifrat që keni raportuar dje janë të pasakta dhe të pjesshme. Ju keni raportuar se në arsimin parauniversitar kemi 380 mijë nxënës, por kjo shifër përfshin vetëm nxënësit e klasave I-XII duke mos përfshirë arsimin profesional dhe parashkollorin. Në total sivjet regjistrimet në arsimin parauniversitar pa përfshirë arsimin profesional janë 455 mijë nxënës. Nëse përfshijmë arsimin profesional numri do të shkojë rreth 480 mijë nxënës. Shifrat për arsimin profesional mblidhen nga ministria e Financave dhe deri në fund të kësaj jave ne do rakordojmë numrat dhe do kemi një numër më final për regjistrimet në vitin e ri shkollor. Në supozojmë që në krahasim vitin e kaluar do kemi 10 mijë nxënës më pak dhe jo 100 mijë më pak siç keni raportuar ju”, tha Shahini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy