Krimi dhe policia/ Softa: Krimi ka dominuar, qytetarët ndjehen të pasigurtë (VIDEO)

Krimi dhe policia/ Softa: Krimi ka dominuar, qytetarët ndjehen të pasigurtë (VIDEO)

Fatjon Softa, ekspert sigurie në një studion e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar situatën mbi krimin dhe policinë në vendin tonë deklaroi se statistikat janë bërë luftë midis kampeve, ku opozita dhe qeveria i përdor për interesat e tyre.

Ai tha se në terren kemi një realitet krejt ndryshe ndërsa theksoi se nga e gjithë kjo qytetarët ndjehen të pasigurtë, ndërsa atentatet mafioze ngelen të pazbardhura.

Statistikat janë bërë luftë midis kampeve politike, ku opozita i përdor këto për të thënë se krimi ka dominuar dhe se siguria kombëtare ka dështuar, ndërsa qeveria nga ana tjetër i përdor si suksese për të thënë se ka kontrollin, por në terren kemi tjetër realitet që qytetarët ndjehen të pasigurte. Atentatet mafioze ngelen të pazbardhura dhe pa ndëshkime. Gushti ishte ajo pjesë e tortës për të treguar se ku kemi ardhur dhe se rendi publik dhe lufta e policisë nuk është e plotë dhe brenda saj ka probleme të cilat përfundojnë me shkarkimet e drejtorëve.

Më tej Softa u shpreh se policinë e kemi ngarkuar me shumë përgjegjësi, ndërsa shtoi se ajo ka rolin kryesor në parandalim e ngjarjeve, por që institucionet e shtetit nuk funksionojnë.

Jam i mendimit kur bëj analizën që duke parë me shumë ftohtësi pa anuar në krahe të ndryshme ne policinë e kemi ngarkuar shumë sepse çdo gjë e kërkojmë nga ajo. Nuk është vetëm ajo sepse shumë elementë kriminale që u vunë në institucione nuk i vuri policia e shtetit. ajo është një organizatë që ka dhe suksese ka dhe dështime. Teorikisht policia  e shtetit ka rolin kryesor në parandalimin e ngjarjeve, port praktikisht është pushteti që ndërhyn. Institucionet e shtetit nuk funksionojnë. Kur malet bëhen të mëdha dhe ti nuk funksionon është një kompleksitet dhe nuk është vetëm faji i policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy