Kandidati fitues i opozitës në bashkinë e Mirditës, Albert Mëlyshi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN komentoi mbi zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se janë përpjekur për të ruajtur votën e lirë. Ai tha se ka fakte të frikshme për tjetërsimin e votës dhe se blerja e votës është e vështirë për tu dokumentuar.
Mëlyshi bëri me dije se në ditën e zgjedhjeve ka pasur prezencë të punonjësve të bashkisë në qendrat e votimit, por mirditorët nuk pranuan shit-blerjen e votës. Sipas tij, tashmë pas fitores mbetet me rëndësi bashkëpunim me qeverinë kjo për interesat e qytetarëve.
Intervista e plotë
1.Zoti Mëlyshi fillimisht a e prisnit fitoren në zgjedhje? E njihni rezultatin e 14 majit?
Zgjedhjet normalisht që e prisnim sepse kishte kohë, muaj që ishim në fushatë elektorale dhe gjetëm mbështetjen e mirditorëve kudo që shkuam. Sa i përket njohjes së zgjedhjeve patjetër që jam përpjekur të vlerësoj si situatën brenda Mirditës, ashtu dhe jashtë saj. Të jem i sinqertë jemi përpjekur të ruajmë votën e lirë të qytetarëve në Mirditw dhe për të ngritur hallka dhe grupe që menaxhonin dhe kontrollonin territorin për të mos u nënvlerësuar apo shitur vota, çka mendoj se na rezultoi pozitive. Informacionet që na vijnë nga rrethet e tjera Laç e Kurbin janë realisht të frikshme mënyra se si është operuar dhe tjetërsuar vullneti i qytetarëve dhe kjo është jo problematike por dhe shqetësim i madh për nesër dhe mendoj se demokracia në Shqipëri as që bëhet fjalë të jetë në normat që duhet të jetë. Ky është dhe shqetësimi që shihet tek qytetarët me pjesëmarrjen e ulët dhe largimet masive që po bëhen. Kjo duhet të sjell dhe reagimin e institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare sepse Shqipëria është në momentet më delikate të saj.
2. Berisha e Meta flasin për shitblerje votash e manipulim zgjedhjesh. Po në Mirditë a ka pasur të tilla probleme procesi zgjedhor?
Blerja e votës është shumë e vështirw për tu kontrolluar dhe dokumentuar. Problemi është që dokumentimi është sepse kemi qenë gjatë gjithë kohës në qendrat e votimit kemi prezencë të punonjësve të bashkisë, drejtuesve të tyre që qëndrojnë gjatë gjithë kohës aty dhe duket qartë se ka tendencën për të bllokuar apo tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.
3. Berisha ka folur për mosnjohjen e rezultatit. A keni folur me të pas fitores tuaj në 14 maj?
Po kam marrë dhe urimet nga Berisha dhe kam biseduar dhe për problemet në Mirditë, por që në fakt rezultuan pozitive tek ne sepse mirditorët nuk e pranuan shit-blerjen e votës.
4. Pas fitores ju I bëtë një ftesë për kafe kryeministrit Rama. A keni folur me të? Keni marrë një përgjigje?
Jo nuk kam pasur komunikim, thjesht kam dashur përveçse ti paraqes kryeministrit një kërkesë timen, që është bashkëpunimi për të pasur në interes të qytetarëve të Mirditës sepse është e domosdoshme,
Projektet që ka bashkia Mirditë, apo nevojat janë të shumta, kemi vite e vite demokraci dhe mirditorët vazhdojnë të kenë të njëjtat shqetësime që në fakt janë jetike dhe do më duhet dhe bashkëpunimi me kryeministrin dhe çdo institucion tjetër që ti japim zgjidhje. Do përpiqemi me të gjitha mënyrat për të siguruar fondet për ti dhënë zgjidhje dhe këtyre problemeve.
5. Së fundi dua të ndalemi pak tek situata në PD. Nga grupi i Alibeajt, pamë një dorëheqje dhe pritet që grupimi të drejtohet nga disa deputetë. Ndërkohë që Berisha nuk bëri asnjë hap pas. A mendoni se duhet të ketë reflektim nga ana e tij?
E kam shprehur dhe më herët se jo vetëm Berisha, por çdo demokrat, çdo kontributor duhet të reflektojë në këtë situatë dhe patjetër që jo vetëm PD por Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë e cila kërkon patjetër një kontribut dhe duhet që PD të hapet me figura të reja që të kontribuojnë në PD që të jetë një alternativë.
6. Ju do vijoni të bashkëpunoni me Berishën, apo fokusi juaj tashmë do jetë bashkëpunimi me qeverinë?
Unë kam lind nga vota e lirë e një procesi demokratik, nga vota e anëtarëve demokratik si kandidat dhe jam mbështetës dhe funksionarë i PD, por momentalisht jam një kryebashkiak që jam për të gjithë mirditorët dhe mua do më interesonte e mira e përbashkët. Patjetër që do bashkëpunoj me forcën time politike, por për interesat e Mirditës do bashkëpunojë dhe me çdo qeveri.



