Kukan: PD po bëhet pengesë për reformën në drejtësi (VIDEO)

Kukan: PD po bëhet pengesë për reformën në drejtësi (VIDEO)

Eurodeputeti Eduard Kukan thotë se Partia Demokratike po bllokon reformën në drejtësi, të konsideruar të një rëndësie kyçe për ambiciet e aderimit të vendit në Bashkimin Europian.
“I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë”, tha ai.

Kukan në një intervistë për “European Business Revieë” thotë se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit. Sulmi i tij verbal ka jehonë të shtuar duke qenë se bëhet fjalë për njërin prej anëtarëve më të rëndësishëm të Partisë Popullore Europiane, pjesë e së cilës është dhe vetë Partia Demokratike. 

“I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetting-ut e të nisin zbatimin e reformës”, shtoi ai. 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy