Gjykata rrëzon kërkesën për ndryshim mase, Berisha lihet në detyrim paraqitje

Gjykata rrëzon kërkesën për ndryshim mase, Berisha lihet në detyrim paraqitje

Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për ish-Kryeministrin Sali Berisha si dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit.

Vendimi u dha në seancën e sotme, ndërkohë që Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim.

Tre ditë më parë, Apeli i GJKKO ndryshoi masën e sigurisë për dhëndrin e Berishës, ku Jamarbër Malltezi në vijim të hetimeve do të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Jamarbër Malltezi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy