
Bashkimi Evropian njoftoi ditën e sotme se ka krijuar një ekip të përbashkët hetimor me Ukrainën për të hetuar krimet e dyshuara ruse të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, pas imazheve tronditëse të shfaqura nga qyteti i Bucha-s si pasojë e tërheqjes së forcave ruse nga zona.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i shprehu presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ngushëllimet e saj për vrasjet e tmerrshme që u zbuluan gjatë fundjavës.
BE-ja është e gatshme të përforcojë këtë përpjekje duke dërguar ekipe hetimore në terren për të mbështetur shërbimet e prokurorisë ukrainase. Eurojust dhe Europol janë të gatshëm të ndihmojnë.



