Preken nga Rindërtimi dhe Unaza e Re, banorët marshojnë drejt ambasadës amerikane (VIDEO)

Preken nga Rindërtimi dhe Unaza e Re, banorët marshojnë drejt ambasadës amerikane (VIDEO)

Banorët e “5 Majit”, Laprakës, Paskuqanit dhe të Kodrës së Priftit janë duke marshuar drejt ambasadës Amerikane pas qëndrimit për gati një orë para parlamentit. Banorët e 5 majit preken nga projekti i procesit rindërtimit, ndërsa banesat e Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesë e urbanizimit të Tiranës.

Marshimit të banorëve u janë bashkuar dhe përkrahës të Sali Berishës dhe deputetë demokrat të cilët kanë lënë sallën e parlamentit. 

Kujtojmë se prej disa javësh tashmë banorët e katër zonave të Tiranës janë mbledhur në formë proteste para parlamentit duke kërkuar që të dëgjohen ankesat e tyre. Banorët kërkojnë kontrata të rregullta dëmshpërblimi, banesa ku të strehohen dhe transparencë nga bashkia e Tiranës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy