Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 13 qershorit të cilat zhvillohen brenda Partisë Demokratike për kreun e PD, gazetari Blendi Fevziu nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV i ka identifikuar si zgjedhje të paracaktuara.
Sipas tij kjo nuk ka lidhje me kandidatët pjesëmarrës në garë, por sic ai thekson kur kreu aktual i partisë vendoset në garë në parim del dhe fitues.
Kam ndjekur aq sa mund të ndiqet në media ecurinë për zgjedhjet brenda PD. Ka një garë pasi janë kandidatë real dhe jo fake, është një lloj gare, por është një garë e paracaktuar. Kjo sepse zgjedhjet janë zhvilluar si një rutinë normale ku kreu i PD kërkon një rikandidim. Kur kreu i PD është në garë në parim është fitues. Nuk ka asnjë rast ku kreu i partisë të jetë mundur, në 31 vite nuk ka asnjë rast që krytari të jetë sfiduar në detyrë. Do ishte ndryshe nëse Basha do merrte përgjegjësi për humbjen, ose nuk do kandidonte, prandaj mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Jo se manipulohet por anëtarësia zgjedh kryetarin. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në 24 korrik. Rruga ligjore nuk ka marrë ende përgjigje për të gjitha përfundimet e zgjedhjeve. Të hysh në një garë për kryetarin, duhet ta mbyllësh kapitullin e zgjedhjeve.
Ndërsa lidhur me deklaratat e Lulzim Bashës që në 25 prill u bë një masakar zgjedhore dhe votat u vodhën, Fevziu e argumentoi se kjo është një retorikë e njohur në politikë, e cila përdoret gjëithmonë nga pala humbëse.
Ne e njohim retorikën në zgjedhje dhe kjo është retorikë për tu rizgjedhur. Kjo ka ndodhur historikisht në Shqipëri. Sa herë një parti humb zgjedhjet radikalizon zgjedhjet. Retorika nuk ka një limit se pse në Shqipëri nuk merret njeri me retorikën. Para disa kohësh unë zhvillova disa intervista dhe njerëzit në 30 vjet kanë mendime të ndrysheme e retorika te ne nuk ka krijuar asgjë dhe kjo vjen dhe për shkak të mos ndëshkimit. Obama tregon se një nga vendimet e tij më të vështira ishte kur ai po përdorte retorikën që dhe vetë filloj ta besonte. Kur vjen në politikë duhet të marrësh vendime, retorika nuk ka vlerë. Problemi kryesor është kush do e qeveris vendin nga shtatori. Basha duhet të kishte ikur pas humbjes së zgjedhjeve. Gara rrit çdo parti. Konkurrenca e brendshme vë në lojë gjithçka. Mendoj se Basha mund të ishte tërhequr duke pasur një figurë kryesor në PD.



