Policia, pjesë e grupeve kriminale/ Bregu: Breçani ka përkrahur të birin, Gjoni rrezikon 2 dekada burg (VIDEO)

Policia, pjesë e grupeve kriminale/ Bregu: Breçani ka përkrahur të birin, Gjoni rrezikon 2 dekada burg (VIDEO)

SPAK ka zbardhur akuzat për 11 personat, të cilët dyshohet se vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Dedian Gjoni. 

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Breçani akuzohet për përkrahje të të birit, ndërsa akuza mbi Gjonin është shumë e rëndë dhe se ky i fundit rrezikon deri në 20 vjet burg.

Ka një kohë të gjatë në fakt, 7-8 muaj që hetohet ky grup. Hetimi ka nisur në  bazë të të dhënave të ardhura nga agjencitë partnere, kryesisht nga Franca, ka pasur komunikim mes të gjithë personave të përfshirë në këtë grup. Janë gjithsej 11 kanë komunikuar në rrjetin SKY. Ky është vazhdim i metamorfozës, priten të tjera.

Ka dhe të tjera platforma ku kanë folur të cilat po zbërthehen nga partnerët e huaj dhe partnerët i dërgojnë informacione të bollshme SPAK-ut dhe Prokurorive të tjera, në varësi se kujt i përket çështja që po hetohet. Jemi në rrugë të mbarë në mënyrën si do e godasim krimin e organizuar në Shqipëri. Pjesa më e madhe kanë folur në rrjet duke e ditur që është i pagjurmueshëm. Bëhet fjalë për një aktivitet nga 2017-2021.

SKY është si WP po nuk përgjohet, nuk ka mekanizma, asnjë nga policitë e vendeve të BE nuk i ka mundësitë ta përgjojë. Një platformë private që mendohej se nuk thyhej. Një ditë u thye dhe dolën të dhënat si kriminelet, politikanët komunikonin duke bërë biseda për të zhvilluar aktivitet të paligjshme.

Trafikantët, por edhe tregtarët e politikanët, vazhdojnë të bisedojnë në këto platforma. Një u thye nga policia italiane, dy të tjerat vazhdojnë të jenë të pathyeshme. Një shtet që ka mundësinë ta thyejë, të dhënat që përfton i shpërndan në shtetet respektive.  Encrochat e thyen shteti kanadez, Sky e theu francez.

Gjoni dhe Breçani nuk e kanë ditur që ishin në hetim.

Gjoni ishte shef krimesh i një ndër komisariateve më të rëndësishme në vend. Zona e komisariatit 6 ka gjithmonë vlerë të shtuar sa i përket krimit. Breçani s’ka lidhje me funksionin e tij si ish-drejtor policie, ka lidhje me në rolin si baba. Është përfshirë në akuzat për shkak të birit duke i dhënë përkrahje. Akuza që qëndron mbi të është për përkrahje e autorit të krimit. SPAK dyshon se i biri ka pastruar para dhe Breçani e përkrahte në atë aktivitet. Do shihet nesër kur të bëhet vlerësimi i masës së sigurisë.

Breçani është për një akuzë të thjeshtë në këtë grup. Nuk do trajtohet as me akuzën më të rëndë, atë të krijimit të organizatave kriminale. Ndërsa të tjerët do akuzohen për këtë. Shefi i komisariatit 6 , po.

Shefi i krimit jepte informacione një ish-oficeri të RENEA-s për lëvizjen e 2 vëllezërve të cilët ishin të vendosur në Londër dhe kishin aktivitet të madh kriminal. Ideja ishte që ish-oficeri i RENEA-s kërkonte t’i ekzekutonte me një tjetër. Sa në dijeni ka qenë Gjoni se informacioni ishte për të ekzekutuar dy vëllezër, këtë do ia lemë gjykatës ta vendosë.

Shefi i krimeve e gjente informacionin nga një kolege, që është arrestuar dhe është lënë në masën 'detyrim paraqitje', që në atë kohë punonte në Interpol dhe kishte akses dhe shihte lëvizjen e dy vëllezërve.

Përkrahja e autorit të krimit është vepër penale që do shihet në çfarë mase është kryer. Është vepër e rëndë që shkon në 6-10 vite burg. Do të shihet se për çfarë bëhet fjalë. Nuk mendoj që Breçani ruan autorin e ndonjë krimi. Do lehtësohet se ai që përkrah është i biri dhe kushtet familjare do i japin lehtësi gjatë procesit.

Për Gjonin, akuzat janë të rënda. Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, është vepër që shkon në një burgim me më shumë se dy dekada. Konsiderohet si pjesë përbërë e trupës së ekzekutimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy