Astrit Patozi është zyrtarisht kandidat për kryetar të ri të Partisë Demokratike.
Megjithatë, ai tha se ky vendim i tij kushtëzohet në radhë të parë nga kërkesa për dorëheqjen e liderit demokrat Lulzim Basha.
Patozi tha në një deklaratë për mediat, se Basha duhet të largohet si përgjegjësi kryesor i humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.
Po ashtu ai tha se Basha duhet të vendoset në garën për kryetar i barabartë me të gjithë kandidatët.
“Pasi kam marre mbeshtetje nga shume demokrate, kam marre pergjegjesite qe me takojne dhe do te hyje ne gare nese ajo do te jete e ndershme. Jam gati te punoje me te per nje gare reale, por me pare duhen plotesuar disa kushte" tha Patozi.
Ish-deputeti demorat kërkoi largimin e Bashës nga selia e PD-së së bashku me stafin e tij, e po ashtu edhe të gjithë kandidatëve, derisa të përfundoi procesi për zgjedhjet brenda PD-së.



