Një aksident me pasoja është regjistruar këtë pasditë në Malësinë e Madhe. Kjo pasi një furgon i cili po transportonte disa puntorë të rrugës Bogë-Theth ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa herë.
Mësohet se brenda furgonit kanë qenë shtatë persona, ndërsa nuk dihet ekzaktësisht gjendja e tyre.
7 personat ishin punëtorë të rrugës në ndërtim, ndërsa raportohet se janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.



