Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi pritet që të mos shkojnë të mërkurën në SPAK për të firmosur aktakuzën ndaj tyre në përfundim të hetimeve. Argita Malltezi deklaroi në një konferencë për mediat se beteja e tyre tani është në gjykate. Ndërkohë akuzat e ngritura ajo i cilësoi të montuara politikisht dhe që nuk faktojnë asnjë shkelje ligjore nga Berisha dhe bashkëshorti saj.



