Sulmet kibernetike/ Zhduken papritur uebfaqet e bandave “Ransomware”

Sulmet kibernetike/ Zhduken papritur uebfaqet e bandave “Ransomware”

Uebsajti i një bande “ransomware”  ruse e cila fajësohet për sulme ndaj qindra bizneseve ka dalë jashtë përdorimit.

Monitoruesit thanë se uebi dhe një blog i drejtuar nga grupi REvil papritmas nuk mund të përdorej më të martën.

Arsyeja përse faqja doli nga përdorimi është ende i panjohur, ndërsa ka shkaktuar spekulime se grupi mund të jetë shënjestruar qëllimisht nga autoritetet.

Kjo vjen pas presionit në rritje mes SHBA-së dhe Rusisë mbi krimin kibernetik.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai diskutoi me Vladimir Putin në telefon të premten dhe gjithashtu kjo temë u diskutua dhe gjatë një samiti me presidentin rus në Gjenevë muajin e kaluar.

Koha e mbylljes së uebit të martën ka shkaktuar spekulime se zyrtarët amerikanë ose rusë mund të kenë ndërmarrë veprime kundër REVIL - megjithëse zyrtarët deri më tani kanë refuzuar të komentojnë, dhe ekspertët kibernetikë thonë se zhdukjet e papritura të grupeve nuk janë domosdoshmërish të pazakonta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy