
Isa Tare, ish-shefi i klubit Sportiv Partizani për afro 1 orë ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit.
Ai është thirrur nga prokurorja e çështjes, Enkeleida Minollai, e cila po heton aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani.
Isa Tare është babai i futbollistit të njohur Igli Tare, ndërsa për më shumë se 4 dekada ai ka mbajtur postin e ish-shefit të klubit sportiv, Partizani.
SPAK po kryen hetime pas kallëzimit penal të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për privatizimin e klubit sportiv sot kthyer në kompleks banimi.
Në kallëzim, Balla kërkon të hetohet ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe ish-anëtarë të qeverisë.



