Stilistja nga Gjakova që krijon veshje me batanije: Qëllimi im kreativ, të shfrytëzoj çdo produkt në stilime!

Stilistja nga Gjakova që krijon veshje me batanije: Qëllimi im kreativ, të shfrytëzoj çdo produkt në stilime!

Kur tradita familjare në profesion gërshetohet me pasionin dhe shkollimin për stilimin e veshjeve, bëhet akoma më e bukur.

Këtë e dëshmon e reja Yllka Haxhiu nga Gjakova e cila si stiliste e re mëton të sjell në treg gjëra të reja dhe të papërdorura më herët.

Për shikuesit e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, stilistja Haxhiu, tregon se si arriti të bëhet e njohur krahas stilimit të veshjeve edhe me përdorimin e batanijeve në krijimet e saj unike.

Krijimet me batanije kam vendosur ti provojë që jo vetëm të duket interesante por edhe të jenë komode në përdorim dhe të ndihesh mirë dhe ngrohtë me to.

Pos palltos nga batanija, kam krijuar edhe këtë fundin nga batanija më e hollë. Qëllimi im është kreativ në mënyrë që të shfrytëzoj çdo produkt që mund të përdoret për veshje.

Kur kam filluar të përdor batanije në veshje ka qenë fillimisht frikë nga klientët por kur më shohin që unë vet i përdor, ju pëlqen edhe me tepër.

Esenca është që çdo dizajner të sjell gjëra te reja në krijimet e tij.

Zakonisht njerëzit kanë frikë të dalin nga kufijtë e vet dhe nuk duan të eksperimentojnë dhe u duhet kohë ti mësosh me ato produkte.

Stilistja Haxhiu thotë se nga tradita e familjes në rrobaqepësi dhe deri të shkollimi për dizajnere ishte rrugë e gjatë.

Ajo thotë se me përdorimin e elementëve unik arriti të hap biznesin e saj dhe i përgjigjet kësisoj një klientele më unike që kërkojnë stilimet e saja.

 Meqenëse vij nga një familje me tradita në rrobaqepësi që nga gjyshi deri te unë, kam studiuar për dizajnere të modës dhe që nga pandemia kam biznesin tim.

Unë isha e vetëdijshme q kur përdor produkte unike, normalisht që nuk do kesh edhe klient unik, por të veçantë që të duan punën unike. Nuk mund të kesh normalisht klientelë shumicë por me kalimin e kohës shtohet edhe klientela duke parë që krijimet i vesh edhe vetë.

Projekti im i fundit ka qenë për festën e nëntorit, kur kam përdorur elementin e modernizimit të veshjeve popullore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy