
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka dalë pas tre orësh dëshmi të dhënë para hetuesve të SPAK.
Duke folur për mediat ai shigjetoi kreun e SPAK Altin Dumani, duke thënë se u thirr si kundërshtari i tij dhe i regjimit.

SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse të Edi Ramës.
U pyeta në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit, narkoshtetit dhe Dum Dumanin që nuk do të hetojë McGonigal.
Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me laraskat.
Tani po iki se kam kam tryezën me sipërmarrjen. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi.
Këtë detyrë i ka caktuar Edi Rama, ne do shkojmë te sipërmarrja.



