Largimi nga Gjykata e Lartë/ Dvorani zgjedh të shkojë në Apelin Administrativ

Largimi nga Gjykata e Lartë/ Dvorani zgjedh të shkojë në Apelin Administrativ

Pas largimit nga kreu i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, KLGJ i kërkoi Dvoranit të zgjedhë se ku donte të shkonte. Burime për TvT konfirmojnë se Dvorani ka zgjedhur të shkojë në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e fundit vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Dvorani, i cili kishte të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë.

Dvorani ishte ftuar që të zgjidhte një nga pozicionet si: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Shkodër.

Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftimi  mbarimin e mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.

Vendimi për konfirmimin do merret në mbledhje të KLGJ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy