Krasniqi në takimin e EPRA-s: Miratim së shpejti i aktit të lirisë së medias

Krasniqi në takimin e EPRA-s: Miratim së shpejti i aktit të lirisë së medias

Autoritetet rregullatore të medias u mblodhën në Bukuresht në takimin e 58-të të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA. Krahas 56 autoriteteve rregullatore në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit Europian Audiovizual dhe ERGA-s, si vëzhgues të përhershëm të EPRA-s.

Në cilësinë e presidents së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore, Armela Krasniqi tha se format e reja të komunikimit e kanë vënë median përballë sfidave të reja. Ajo tha se Akti Europian i Lirisë së Medias, i cili do të aprovohet së shpejti, do të mbrojë pluralizmin dhe pavarësinë e medias.

Format dhe rrugët e reja të komunikimit, të shtuara dhe të transformuara nga zhvillimi i teknologjisë, na kanë vënë përballë kushtesh të reja përshtatjeje dhe nevojës për hartimin e strategjive shtesë, siç e dikton tregu”, ka thënë në fjalën e saj Krasniqi.

Është përgjegjësi e jona përshtatja e planeve të punës me kushtet e reja të tregut. Akti Europian i Lirisë së Medias që pritet të aprovohet është një instrument i ri shumë i dobishëm i Bashkimit Europian për të mbrojtur pluralizmin dhe pavarësinë e medias. Është e rëndësishme rritja e transparencës së pronësisë së medias. Lind nevoja e një plani pune për periudhën në vijim, në lidhje me Edukimin Mediatik të Publikut, në mënyrë që të formësohet një audiencë me aftësi analitike dhe kritike, në gjendje për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media. Rregullimi ligjor i Platformave të Shpërndarjes së Videove është një tjetër sfidë me të cilën entet rregullatore përballen aktualisht dhe AMA gjithashtu.

Krasniqi foli edhe për miratimin nga ana e MNRA dhe 5 rrjeteve të tjera të ngjashëm, të deklaratës së përbashkët me rastin e Konferencës Botërore të UNESCO-s “Interneti për besim – Drejt udhëzimeve për rregullimin e platformave dixhitale për informacionin si një e mirë publike”.

I zhvilluar përmes një procesi konsultativ me shumë palë, kuadri rregullator global i propozuar nga UNESCO është publikuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Kemi vullnetin për të zhvilluar sisteme rregulluese koherente në mënyrë që të përmbushen më mirë këto objektiva, duke minimizuar fragmentimin e hapësirës dixhitale. Gjithashtu jemi gati të kontribuojmë në krijimin e një hapësire të përbashkët dhe shumëpalëshe për shkëmbim e praktikave më të mira në rregullimin e platformave dixhitale”, ka thënë Krasniqi.  

Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore u themelua në vitin 1995 si nevojë në rritje e bashkëpunimit mes enteve europiane rregullatore. Me përvojën e saj 25 vjeçare dhe me një rrjet të fortë kontaktesh në nivel profesional, EPRA është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit dhe është një mjedis ideal për shkëmbimin e informacionit, rasteve dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të transmetimit në Evropë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy